Konfirmohet trajneri ri i Vëllaznimit, gjakovarët synojnë mbijetesën më pas ngritjen në Superligë

Futboll 14 Janar 2021 08:15

Tashmë klubi i Vëllaznimit ka emëruar edhe administratorin e ri.

Skuadra gjakovare, për pjesën e mbetur të sezonit do të ketë, Edi Luzhën administrator e trajner, Haxhi Kurhaskun.

Për të njohur më shumë punën e administratorit të ri dhe se cilat janë synimet e tij me klubin e Vëllaznimit, IndeksOnline ka biseduar me Edi Luzhën.

Ai tha se do ta udhëheq klubin si administrator i përkohshëm.

“Jam emëruar administrator i përkohshëm. Do ta udhëheqim klubin bashkë me Besnik Gojanin, Astrit Lloganin e Bujar Gutën. Kuptohet, deri në fund të sezonit. Qëllimi është që ta privatizojmë klubin, e pastaj ta fillojmë ngritjen graduale të Vëllaznimit. Vetëm kështu mund t’i gëzojmë tifozët tanë”, tha fillimisht Luzha.

Përveç kësaj, ai tregoi se ditëve të ardhshme do të ketë edhe prurje të reja në ekip.

“Trajner do të jetë Haxhi Kurhasku, kurse ditëve të ardhshme do të shohim për transferimet e mundshme, për çka edhe do të njoftoheni me kohë”, u shpreh Edi.

-->