Konfirmohet transferimi i parë i Realit

Futboll 08 Dhjetor 2018 09:07

Exequiel Palacios është shumë afër realizimit të ëndrrës për ta  veshur fanellën e Real Madridit.

Lajmin e ka konfirmuar Presidenti i River Plates, Rodolfo D’Onofrio.

D’Onofrio ka thënë se kjo është një mundësi e artë për Palacios që të bëjë një hap të madh në karrierë dhe se ata s’do t’ia shkatërrojnë ëndrrën.

“I km shkruar Presidentit të Madridit, Florentino Perez, disa ditë më parë dhe e kam falënderuar që po na pret në Bernabeu”, tha D’Onofrio, për finalen e madhe me Boca Juniors që zhvillohet të dielën në “Santiago Bernabeu”.

“Diferenca ekonomike mes Realit e River janë të mëdha. Është e vështirë për të mbajtur një lojtar, historia na tregon se kjo është një mundësi e artë për në të dhe nuk mund t’ia prishim karrierën”.

“Klubi nuk mund të mbyllet dhe duhet të hapet për negociata. Që një lojtar të shkojë nga River në Madrid, është gjithashtu krenari edhe për klubin”.

I pyetur nëse Palacios është gati të luajë për Madridin, D’Onofrio tha: “Ai është në një nivel të shkëlqyer, por mendoj se do të ishte mirë që të luajë edhe një vit në Argjentinë. Sido që të jetë, nuk është në dorën time, Madridi e di se ne do të negociojmë”. /Insporti.com/

-->