Konfirmohet zëvendësimi për Carvajalin e suspenduar

Futboll 06 Shkurt 2018 14:56

Pas lajmit se UEFA nuk do të lejojë Dani Carvajalin që të paraqitet në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve për shkak të suspendimit për shkak të kartonëve, trajneri i Realit Zinedine Zidane pagjetur zëvendësimin.

Ditorja sportive AS, ka lajmëruar se në vend të Carvajalit do të paraqitet Nacho, i cili për detyrë ka që në fazën defanzive të ruajë brazilianin Neymar, lojtarin më të paguar në Ligue 1 dhe yllin kryesor të PSG-së.

Takimi ndërmjet Real Mardridit dhe PSG-së zhvillohet luhet më 14 shkurt dhe premton të jetë gjithçka përpos një takimi dashurie për Shën Valentin.

Interesante është të thuhet se Nacho është lojtari me më së shumti minuta të kaluara në fushë për Realin këtë sezon, gjithsej 2,347, kryesisht si pasojë e lëndimeve dhe suspendimeve të lojtarëve tjerë.

-->