Kontrata e Messit te Barcelona përfundon sot

Futboll 30 Qershor 2021 09:45

Ylli argjentinas, Lionel Messi është aktualisht duke zhvilluar ndeshjet me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, shkruan Insporti.

Megjithatë, Messi dhe Barcelona, zyrtarisht do të ndërpresin bashkëpunimin kontraktual sot dhe argjentinasi do të jetë lojtar i lirë.

Kështu, pas orës 00:00, njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, do të jetë i lirë të kalojë te çdo skuadër.

Vlera aktuale e tij në treg sipas Transfermarkt është 80 milionë euro, por nëse do ishte nën kontratë me Barcelonën, vlera e tij padyshim se do të kalonte mbi 100 milionë euro.

Kujtojmë se, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë lidhet me largim nga katalunasit që nga vera e kaluar, mirëpo rikonfirmimi i Joan Laportas si president i klubit, ka bërë që situata të ndryshojë.

/Insporti

-->