‘Koritet’ Granit Xhaka – ja çka i bëjnë tifozët pas golit të pësuar

Futboll 30 Shtator 2019 21:59

Granit Xhaka sërisht ka filluar të kritikohet, ani pse u vendos që ai të jetë kapiteni i përhershëm i ekipit.

Tifozët e Arsenalit së fundmi kanë qenë të zëshëm me kritikat ndaj shqiptarit, kurse ai tashmë ka filluar të ‘tallet’ edhe pas pjesës së parë të derbit me Manchester Unitedin, shkruan Insporti

Scott McTominay realizoi golin e epërsisë për ‘Djajtë e Kuq’, derisa Xhaka menjëherë është kritikuar, në ndeshjen e tij të parë si kapiteni i ri.

Ai është zënë duke e ulur kokën, në gjuajtjen e mesfushorit skocez, që i mundësoi që topi të shkonte në rrjetë.

Shikoni në pamjet më poshtë. /Insporti.com/