Koronavirusi trondit sërish NBA-në, pozitivë lojtarët e këtyre skuadrave

Basketboll 01 Korrik 2020 12:21

Shtohen rastet me Covid-19 në NBA. Në 24 orët e fundit konfirmohen 6 raste të reja më koronavirus. Tri raste i përkasin ekipit të New Orleans dhe 3 ekipit të Denver.

Presidenti i New Orleans, David Griffin, tha se 3 lojtarë kanë dalë pozitivë, por nuk ka bërë me dije emrat e tyre. Ai tha vetëm se basketbollistët janë në izolim, ku do të qëndrojnë për 15 ditë dhe do t’u nënshtrohen testeve të tjera.

E njëjta situatë edhe te Denver, ku nuk dihen emrat e 3 basketbollistëve që kanë dalë pozitivë me Covid-19, por vetëm që ata janë në karantinë.

Kjo rritje e ndjeshme e rasteve me koronavirus mes lojtarëve ka rikthyer frikën se turneu mund të mos rinisë. Kampionati i NBA-së është ndalur që në mars dhe pritet të rinisë më 30 korrik, në Orlando, ku do të marrin pjesë 22 ekipe.

-->