Koronavirusi i merr jetë ish-trajnerit shqiptar të kombëtares së boksit

Sporte tjera 23 Mars 2020 11:52

Koronavirusi ka tronditur edhe sportin në Shqipëri.

Shkaku i infektimit me Covid 19, është ndarë sot nga jeta në moshën 61-vjeçare, ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti.

Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, virusi e stopoi jetën e tij, njoftoi Panorama Sport.

Një humbje e madhe kjo për mbarë sportin shqiptar.

Në Shqipëri sot janë raportuar tri vdekje të reja shkaku i koronavirusit.

 

-->