Koronavirusi i sjell probleme Man Cityt në ‘luftën’ me UEFA-n

Futboll 17 Mars 2020 11:09

Ankesa e Manchester Cityt kundër ndalimit të tyre dy-vjeçar nga Liga e Kampionëve mund të vonohet me Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) tani duke njoftuar se nuk do të mbajë asnjë seancë dëgjimore deri në fillim të muajit maj.

Kampionët e Premierligës kanë apeluar në CAS kundër ndëshkimit, i cili përfshinte një gjobë prej 30 milionë eurosh, të dhënë nga UEFA për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar.

Por organizata, e cila është e vendosur në Lozanë të Zvicrës, është ndërprerë nga shpërthimi i koronavirusit, transmeton lajmi.net.

City kishte shpresuar që seanca e tyre të kryhej deri në fillim të verës, me ndalimin e tyre që fillon nga sezoni i ardhshëm.

Sidoqoftë, ka paqartësi rreth kalendarit evropian të futbollit ende – me vendimin e UEFA-së që pritet të merret gjatë ditës së sotme.

-->