Koronavirusi mund të tejkalohet për kaq ditë – rrëfehet trajneri i Arsenalit pasi e mposhti sëmundjen

Futboll 24 Mars 2020 10:41

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka fituar luftën ndaj koronavirusit teksa theksoi se e kaloi vetëm në 3-4 ditë.

Arteta në një intervistë për një televizion spanjoll theksoi se në fillim nuk ndihej mirë por më pas simptomat iu zhdukën plotësisht pas 4 ditësh.

Ai i bëri një apel lojtarëve të tij që të karantinohen të gjithë dhe tha se për momentin e sheh të largët ditën kur Arsenali do t’i rikthehet fushave.

Arteta ishte një ndër të parët nga Premier League që u infektua me koronavirus dhe dysohet se u prek nga Presidenti i Olympiacos Evangelos Marinakis gjatë ndeshjes Arsenal-Olympiacos në Londër në fund të shkurtit.

Marinakis rezultoi pozitiv me COVID-19 para Artetas por të dy raportohet se e kanë kaluar tashmë.

-->