Koronavirusi prek edhe Chelsean, raportohet se klubi ka anuluar stërvitjen

Futboll 12 Mars 2020 16:23

Raportohet se koronavirusi ka “prekur” edhe klubin e Chelseat, me skuadrën që ka anuluar stërvitjet.

Siç raporton The Athletic, dikush “i afërt me skuadrën” është ankuar për simptoma të gripit të mërkurën mbrëma, transmeton Insporti

Klubi kësisoj ka anuluar seancën e sotme stërvitore pasi është vendosur që të mos rrezikohet, marrë parasysh zhvillimet e fundit me përhapjen e virusit të njohur si COVID-19, i shpallur ditën e djeshme si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Deri tani, ky person në fjalë po vuan vetëm nga kolli dhe ethet, por nuk është konfirmuar ende se nëse vuan nga koronavirusi. Siç mësohet nga ky burim, nuk duket të jetë ndonjë lojtar i infektuar, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Tashmë janë shtyrë disa liga në futboll, me Serie A të Italisë deri më datë 3 prill dhe me La Ligan që sot konfirmoi se ka pezulluar aktivitetet për dy javë.

Por, kjo nuk mund të thuhet ende për Premierligën, përkundër se takimi i paraparë të zhvillohej mbrëmë, mes Manchester Cityt e Arsenalit është shtyrë. /Insporti.com/

-->