Koronavirusi prek edhe Moto GP, shtyhet kjo garë e madhe

Moto GP 10 Mars 2020 18:40

Alarmi i kuq i ngritur për virusin vdekje prurës, Covid-19 ka sjellë pasojat e veta.

Së fundmi është MotoGP që ka shtyrë Çmimin e Madh të Amerikës për t’u zhvilluar në muajin nëntor.

Ishte programuar që garat të bëheshin në 5 prill, por sipas Gazzetta.it gjithçka është shtyrë për në datën 15 nëntor.

Njoftimi gjithashtu është bërë edhe nga Federata Botërore e Motoçiklizmit, Irta dhe Dorna.

Të dielën e kaluar ka nisur në Katar vetëm sezoni i Moto 2 dhe Moto 3, që ka zhvilluar garën e parë vetëm sepse skuadrat ishin tashmë në Losail për testimet.

MotoGP, përkundrazi, ishte mbyllur për shkak të masat shtrënguese të marra në vend për kufizimin e hyrjeve në vend për shtetasit e vendeve me infektimin në vazhdim.

-->