Kosova 30 minuta larg Kampionatit Botëror – finalja e hendbollit live

Kombëtarja 14 Prill 2019 18:39

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është vetëm 30 minuta larg kampionatit botëror të hendbollit.

Kosova U21 është edhe një pjesë lojë larg Botërorit të hendbollit për junior që do të mbahet në Spanjë në muajin korrik, raporton Insporti

Pjesa e parë e finales së turneut IHF Trophy Intercontinental e cila po zhvillohet në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Taipeit Kinez, ka përfunduar me epërsinë 12:10 të Kosovës U21.

Insporti raporton se në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, për të ndjekur finalen janë rreth 1000 shikues.

Kosovën U21 e ndajnë vetëm 30 minuta nga arritja historike, që do të ishte pjesëmarrja në kampionatin botëror të hendbollit për juniorë. /Insporti.com/