Kosova – Britania e Madhe, këtu mund ta shikoni live ndeshjen

Kombëtarja 07 Gusht 2019 20:40

Kombëtarja e Kosovës në basketboll po e zhvillon ndeshjen ndaj Britanisë së Madhe, në kuadër të parakualifikimeve për “EuroBasket 2021”.

Vetëm fitorja në këtë takim do t’i kryente punë “Dardanëve”, në mënyrë që t’i mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim tutje.

Në ndeshjen e parë, Kosova zhgënjeu duke u mundur në udhëtim te Luksemburgu, me rezultat 88:80.

Në takimin që po zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nuk mungon as interesimi i shikuesve, të cilët nuk janë të paktë në tribuna.

Ndeshjen mund ta shikoni live në linkun e mëposhtëm. /Insporti.com/