Kosova – Danimarka, rezultat i mahnitshëm në pjesën e parë

Superliga 28 Nëntor 2021 19:54

Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinës, përfundoi pjesa e parë mes Kombëtares së Kosovës dhe Danimarkës. 

Dardanët janë në epërsi me 38:33 ndaj danezëve. Danimarka avancoi me 0:3, pastaj Kosova e ktheu në 6:5, 8:5 dhe e përmbylli çerekun e parë me 18:17 në favor të vetin. 

Në çerekun e dytë, danezët arritën në epërsi me pesë pikë (26:31) në minutën e 17-të. 

Me kalimin e minutave, Kosova po merr veten. 

Në minutën e 19-të, Kosova kalon në epërsi me 34:33 ndaj danezëve. Pas pak sekondave e thellon në 36:33 dhe 38:33.

Në minutën e 20-të, rezultati në semafor regjistronte 38:33 për Kosovën.

Basketbollistët Gëzim Morina me 11 pikë e Meriton Ismajli me 10, janë me efikasit të Kosova dhe Daniel Andreas Mortensen me 11 sosh te Danimarka.

-->