Kosova deklasohet nga Islanda, pak shpresa për kualifikim
Kombëtarja
28 Nëntor 2020
17:45

Kosova e ka humbur duelin me rivalin kryesor për vendin e dytë, Islandën, në kuadër të kualifikimeve për rrethin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror, shkruan Insporti.
Kosova u mposht bindshëm nga Islanda 86:62, anipse në Prishtinë i kishim mposhtur 80:78.
Basketbollistët tanë nuk ishin aspak në elementin e tyre as sonte dhe ia vështirësojnë vetes punët për kualifikim.
‘Dardanët’ kanë gjashtë pikë në vendin e dytë, megjithatë Sllovakia ka një lojë më pak, që do ta zhvillojë sonte kundër Luksemburgut. Islanda në vendin e parë ka shtatë pikë.
Pas dy humbje radhazi, shpresat për kualifikim në rrethin e dytë janë të vogla. /Insporti/