Kosova dhe Shqipëria ngjiten në renditjen e FIFA-s

Futboll 15 Mars 2018 15:09

Shtëpia botërore e futbollit, ka publikuar renditjen e re të Përfaqësueseve të botës dhe ka përmirësime në radhitjen e Kosovës dhe Shqipërisë.

Nuk ka ndonjë ndryshim në pozitat e para ku prin Gjermania, e pasuar nga Brazili, Portugalia, Argjentina e Belgjika në pesëshen e parë.

Kurse, Kosova ka përmirësim për një pozitë dhe nga pozita e 177-të, tani është e 176-ta, derisa Kombëtarja e Shqipërisë po ashtu ka ngritje për një pozicion ku ishte më herët në vendin e 59-të dhe tanimë ka kaluar atë të 58-të.

Sa i përket se cila prej Kombëtareve ka pasur ngritjen dhe zbritjen më të madhe, ato janë Andorra, e cila është ngritur për plotë shtatë pozita dhe tani është e 130-ta, kurse Azerbaijan ka humbur më së shumti vende nga të gjitha dhe tani është tetë pozita më poshtë, e 127-ta. /insporti.com

 

-->