Kosova e fton futbollistin serb nga Graçanica, ai nuk bashkohet me ekipin

Futboll 29 Janar 2020 12:29

Trajneri i Përfaqësueses U-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi, do të mbajë grumbullimin e radhës me futbollistët e kampionatit vendor të gjeneratës 2003, ka njoftuar të martën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Krasniqi ka publikuar listën me emrat e 24 futbollistëve, të cilët të mërkurën (sot) dhe të enjten do të stërviten në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë. Në listën e publikuar nga Ramiz Krasniqi shihet edhe emri i futbollistit serb Ilija Iviq.

Fjala është për futbollistin 17 vjeçar Ilije Ivic, i cili vije nga komuna e Graçanicës, bën të ditur Zëri.info.

Gazeta mëson se lojtari nuk do t’i bashkohet Kosovës pasi që ndodhet në Antalia të Turqisë me Flamurtarin për përgatitje.

Futbollisti serb tash e një kohë është duke stërvitur me skuadrat e grupmoshave të Flamurtarit, derisa drejtuesit e klubit kanë vendosur që t’i ofrojnë kontratë profesionale.

-->