Kosova e lë prapa Japoninë në xhudo – vendin ku u krijua ky sport

Sporte luftarake 14 Gusht 2019 15:44

Kosova ka lënë prapa Japoninë në xhudo. Sporti i xhudos ishte krijuar në Japoni në vitin e largët 1882, por shteti i Japonisë renditet në vendin e dytë, prapa Kosovës, në 10 vitet e fundit.

Në shkrimin e publikuar nga JudoInside, për ‘artin e të fituarit të një medaljeje’, përmendet ecuria impresive e Kosovës gjatë dekadës së fundit, transmeton Insporti

Kosova në dhjetë vitet e fundit ka lënë prapa saj edhe Japoninë, që është vendi i origjinës së këtij sporti luftarak.

Në këtë shkrim tregohet se si Kosova ka fituar 69% të finaleve që i ka zhvilluar në xhudo në 10 vitet e fundit, derisa viti 2009 ishte viti kur Majlinda Kelmendi për herë të parë fitoi titujt evropianë dhe botërorë për juniorë.

Japonia rangohet e dyta, me 65% të finaleve të fituara, e dyta përqindje më e lartë pas Kosovës.

Por, Japonia në këto dhjetë vite ka zhvilluar më shumë finale derisa këto finale prëfshijnë edhe duelet mes bashkëkombasve, ku përqindja ulet.

Shtete tjera si Rusia, Brazili e Holanda kanë bilanc prej 50%, kurse, Franca 54%, Gejorgjia, Korea 55%, ndërsa Kuba e Republika Çeke 59%.

Dy shtetet me përqindjen më të dobët janë shtetet e Amerikës së Jugut, Kili e Peruja, me nga vetëm 31%.

Kampionati Botëror i xhudos do të mbahet më vonë këtë muaj, në Tokio të Japonisë, ku Kosova do të synojë medaljet e arta të radhës. Botërori mbahet në datat 25 gusht – 1 shtator. /Insporti.com/