Kosova e mposhti në kualifikuese për Evropian, kurse sot mposhtën Holandën për të kaluar në qerekfinale të “Euro 2020”

Futboll 27 Qershor 2021 20:25

Kombëtarja e Çekisë është çerek-finalisti i radhës në “EURO 2020”.

Në duelin e sotëm, çekët mposhtën me rezultatin 2:0 Kombëtaren e Holandës. Holes dhe Schick ishin golashënuesit e këtij këtë dueli.

Rruga drejt kësaj fazë aktuale për këtë kombëtare kaloi edhe nëpër stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2020”, Çekia ishte ballafaquar me Kosovën në Prishtinë ku edhe ishte mposhtur me rezultat 2:1 nga Dardanët me 7 shtator të vitit 2019.

Në fakt ishte Schick që kishte shënuar golin e parë në atë sfidë, por më pas Kosova kishte arritur që fillimisht ta barazojë rezultatin me Vedat Muriqin, e më pas Mërgim Vojvoda i dha fitoren Kosovës.

-->