“Kosova është Serbi”, UEFA u tregon vendin racistëve, dënohet Bullgaria

Kombëtarja 19 Korrik 2019 20:59

Racizmi nuk ka vend në futboll dhe UEFA ka nisur një luftë të fortë në lidhje me thirrjet denigruese. Kosova është provokuar keq në ndeshjen ndaj Bullgarisë. “Dardanët” kanë dëgjuar në stadiumin thirrjet skandaloze të vendasve: “Kosova është Serbi”.

Fraza të tilla janë raportuar te delegati i ndeshjes dhe UEFA vjen me dënim zyrtar. Ekipi bullgar duhet të mbyllë një pjesë të tribunave në ndeshjen ndaj Anglisë dhe Çekisë, kjo pasi tifozët përdoren thirrje raciste në fitoren 2-1 ndaj çekëve dhe humbjen 3-2 ndaj Kosovës.

Dënime ka pasur dhe për Ukrainën dhe Greqinë. Të dyja Federatat janë gjobitur për shkak të sjelljes së tifozerisë në ndeshjet kualifikuese të Evropianit. UEFA po punon fort që të zhdukë racizmin nga stadiumet.

-->