Kosova fiton avantazh të madh para ndeshjes kundër Bullgarisë – ja arsyeja

Futboll 04 Shkurt 2019 22:15

Tashmë është konfirmuar se Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë miqësore të vitit 2019, më 21 mars, kundër Danimarkës.

Djelmoshat e Bernard Challandes kanë qenë thjesht briliantë në fushatën e tyre në Ligën Ballkanike, duke kryesuar Grupin 3 të Ligës D, shkruan Insporti.

Optimizmi është i madh edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian, derisa ndeshjet e para zhvillohen muajin e ardhshëm

Kosova miqësoren kundër Danimarkës e luan më 21 mars, para se të presë Bullgrinë në “Fadil Vokrri”, katër ditë më vonë.

Lajm i mirë për “Dardanët” është se Bullgaria, kundërshtari i ndeshjes së parë kualifikuese për Euro 2020, luan ndeshje kompetitive kundër Malit të Zi, një ditë pas miqësores së Kosovës kundër Danimarkës.

Pra, bullgarët nuk e kanë luksin e miqësores para ndeshjeve të rëndësisë kaq të lartë, siç janë ato për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Përveç kësaj, Bullgaria luan një ditë më vonë se Kosova, duke i dhënë kësaj të fundit avantazh kohor për t’u përgatitur më mirë për ndeshjen.

Kur e llogarisim këtu edhe udhëtimin e bullgarëve drejt Kosovës, dhe lodhjet potenciale që mund t’i shkaktojë rruga e gjatë, atëherë Përfaqësuesja jonë fiton avantazh të dukshëm para takimit. /Insporti.com/

-->