Kosova fiton bindshëm ndaj Rumanisë

Kombëtarja 20 Shtator 2019 16:40

Përfaqësuesja e Kosovës U15 në basketboll, në konkurrencën e meshkujve, e ka nisur me fitore bindëse turneun në Maqedoninë Veriore.

“Dardanët” e rinj triumfuan ndaj Rumanisë me rezultat 75:49. Kosova dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar, derisa ndeshjen e ardhshme e zhvillon sonte ndaj Turqisë nga ora 21:00.

Eliot Peci shënoi 18 pikë, derisa Rron Dahsyla realizoi 15. Ndërkohë, Kosova U15 te femrat ka pësuar nga Rumania 32:71. Takimin e radhës e zhvillon sonte ndaj Turqisë nga ora 21:00.

Turneu zhvillohet në kuadër të programit “Youth Development Fund” të FIBA Evropës. Në këtë turne pesë shtete janë pjesëmarrëse: Kosova, Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania.

-->