Kosova fiton ndaj Rumanisë në fazën e dytë kualifikuese të Evropianit 2022

Kombëtarja 14 Mars 2021 19:06

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore të madhe në fazën e dytë të kualifikimeve të Evropianit 2022 ndaj Rumanisë.

Kosova fitoi me rezultat 30:25 ndaj Rumanisë në Bukuresht.

Ndeshja në Prishtinë e zhvilluar më 10 mars kishte përfunduar me barazim 23:23.

Kujtojmë se Rumania është kampione e shumëfishtë e botës. /zëri.info/

-->