Kosova fton dy talentet e IPKO Superligës

Kombëtarja 09 Tetor 2019 16:48

Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, e ka bërë të ditur listën me futbollistët e Kosovës për ndeshjen me Shqipërinë.

Prekazi ka insistuar se përballja e së martës me Shqipërinë është si çdo ndeshje tjetër dhe se “Dardanët” shkojnë atje me përgjegjësi të madhe dhe me krenari për shtetin e tyre.

Ekipi kombëtar U-21 i Kosovës do të përballet me Shqipërinë U-21 të martën, më 15 tetor, në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, në kuadër të Grupit C kualifikues për Kampionatin Evropian.

Përkundër që kjo ndeshje mund të jetë më e veçantë për shumë tifozë për shkak të simbolikës së saj, trajneri Prekazi insiston se kjo është një ndeshje si çdo tjetër.

Përzgjedhësi Prekazi për këto dy ndeshje ka ftuar vetëm dy futbollistë nga Superliga e Kosovës. Arbër Hoxha dhe Blend Baftiu janë pjesë e kësaj liste.

Dy futbollistët janë në top formë me skuadrën e tyre, Ballkani.

“Arbëri ka qenë që një kohë të gjatë në listën e gjatë, por ka pasur mungesë të ndeshjeve, ndërsa tash në Ballkan është titullarë në shumë ndeshje dhe kjo është arsyeja pse i kam ftuar”, ka thënë Prekazi.

“E sa i përket Baftiut, unë mendoj që Baftiu që dy vjet, me formën vendimtare që e tregon, deshe apo s’deshe du

“Këta djem e kanë dëshmuar se e japin maksimumin çdo herë për Kosovën dhe, fundi i fundit, kanë treguar lojë të fuqishme që i pëlqen popullit të Kosovës. Sa i përket ndeshjes me Shqipërinë, është ndeshja e radhës, sikur edhe ndeshjet e tjera”, ka thënë Prekazi në konferencën për shtyp.

“Sa i përket lëndimeve, edhe ne i kemi problemet tona. Për mua personalisht, dhe për çdo njeri normal që është i njohur me futbollin, e di se futbolli modern është agresiv dhe me futbollin agresic janë të mundshme edhe këto lëndime”.

“Sido që të jetë, sikur edhe në çdo ndeshje tjetër, dihet motoja e Kosovës, Dardanëve e lojtarëve… do të shkojmë të luajmë me moton “Me krenari për këtë shtet dhe me përgjegjësi të madhe””.

Momentalisht, Kosova radhitet e dyta në Grupin C – me gjashtë pikë, baras me liderin Austrinë, të grumbulluara nga tri ndeshjet e para. Ndërsa, Shqipëria, radhitet e pesta me dy pikë të fituara nga katër ndeshjet e para.

-->