Kosova – Gjermania, me këtë rezultat u mbyll ndeshja në Prishtinë

Kombëtarja 29 Shtator 2019 21:45

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kosovës e Gjermanisë në hendbollin e femrave.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Gjermanisë, në kuadër të xhiros së dytë të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Gjermania mposhti Kosovën me rezultat përfundimtar 34:15, pra 19 pikë epërsi.

Edhe në pjesën e parë të ndeshjes Gjermania ishte në epërsi, ku shkoi me epërsinë 14:8 në pushim të pjesëve.

-->