Kosova – Greqia, ndeshja e volejbollit u mbyll me këtë rezultat

Volejboll 21 Gusht 2019 15:13

Kombëtarja e Kosovës në volejboll ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kampionatit Ballkanik U17.

Vashat e Kosovës janë mundur nga Greqia me rezultat 3-0 (13:25, 9:25, 18:25).

Ndeshja e radhës për vashat e Kosovës do të jetë ndaj Turqisë, transmeton kp.

Kujtojmë se Kampionati Ballkanik në volejboll për femra U17 po mbahet në Lukavac të Bosnje Hercegovinës.

-->