“Kosova i ka punët mirë kur luan Edon Zhegrova” – ambasadori britanik fans i yllit të Kosovës

Kombëtarja 23 Maj 2019 12:13

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka vazhduar me platformën e tij të komunikimit me qytetarët nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve në Facebook.

Një nga komentuesit pati një pyetje interesante, të cilin e interpretoi në mënyrë të mrekullueshme O’Connell.

‘’Çka mendoni për Kosovën? Dhe a mendoni që i ka punët mirë?’’, ishte pyetje e një qytetari në faqen zyrtare të ambasadorit britanik.

Përgjigja e tij ka qenë epike: ‘’Kur luan Edon Zhegrova’’, duke iu referuar Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kujtojmë se Ruairi O’Connell është tifoz i madh i futbollit, teksa ka përcjellur në vazhdimësi ndeshjet e ‘Dardanëve’. Klubi i tij i preferuar është Evertoni.