Kosova kthehet nga Kroacia me 9 medalje

Sporte luftarake 08 Korrik 2019 11:50

Kosova e ka fituar një numër mbresëlënës prej nëntë medaljeve në Ligën e të Rinjve në Karate gjatë kësaj fundjave në Kroaci.

Karateistët kosovarë i fituan tri medalje të arta dhe gjashtë të bronzta gjatë dy ditëve në Umag të Kroacisë.

Melos Gashi, Benjamin Shabani dhe Denisa Shabani fituan medalje të arta, ndërsa Albinot Selmani, Betim Maliqi, Islam Selmani, Gent Peci, Diana Kajtazi dhe Albrim Samahodaj të bronzta.

Tri të arta🥇 dhe gjashtë të bronzëta🥉 është bilanci i medaljeve të fituara nga karateistët🇽🇰 e rinj në Karate 1 Ligën e…

Gepostet von Kosovo National Olympic Committee am Montag, 8. Juli 2019