Kosova luan para 7 mijë shikuesve

Kombëtarja 16 Qershor 2019 13:05

Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen në mes të Gjermanisë dhe Kosovës, që luhet sot nga ora 18.00 në Nyrnberg.

Ndonëse Gjermania shumë më herët ka siguruar pozitën e parë në grup, interesimi për të përcjellur ndeshjen me Kosovën është i madh.

Janë shitur 7000 biletat që kanë dalur në shitje me çmim jo të vogël.

Federata gjermane i ka bërë një prezentim korrekt rritjes së madhe të Kombëtares sonë dhe sukseseve të fundit.

Në palestrën e bukur pritet të jenë edhe shumë bashkëatdhetarë tanë.

Tashmë në Nyrnberg janë dhjetëra bashkëatdhetarë tanë që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme, duke përfshirë njerëz të hendbollit.

Djemtë tanë janë të fokusuar për një paraqitje tjetër të denjë.