Kosova luan sot ndaj Bullgarisë

Futboll 25 Shkurt 2019 11:12

Futbollistet e përfaqësueses së Kosovës të shtunën kanë udhëtuar për në Bullgari, ku do t’i luajnë dy ndeshje miqësore.

Kosova të dy miqësoret do t’i luajë me përfaqësuesen e Bullgarisë. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se takimi i parë miqësor do të luhet të hënën (sot), ndërsa takimi i dytë më 28 shkurt.

Sipas FFK-së me këto dy ndeshje përfaqësuesja e futbollisteve do të nisë përgatitjet për paraqitje në kualifikimet për kampionatin evropian të vitit 2021. Kosova për herë të parë do të luajë në kualifikime për Evropian, ndërsa është në grup me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë e Estoninë.

Holanda është kampione në fuqi e Evropës. Ndeshjet do të luhen prej gushtit të këtij viti e deri në tetor të vitit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Për ndeshjet me Bullgarinë, përzgjedhësja Afërdita Fazlija ka ftuar 20 lojtare, që pritet të bartin barrën edhe në ciklin e ardhshëm kualifikues.

-->