Kosova – Luksemburgu, rezultati pas pjesës së parë

Kombëtarja 14 Gusht 2019 21:13

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, e vlefshme për parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Basketbollistët e Kosovës në pushim kanë shkuar me epërsinë prej 10 pikësh, 47:37, e cila jep optimizëm për fitore. “Dardanët” duhet të fitojmë me së paku tetë pikë dallim për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Dardan Berisha me 16 e Divine Myles ishin më të dalluarit te Kosova gjatë pjesës së parë, derisa Oliver Vuhakovic me 15 pikë ishte më efikasi te Luksemburgu.

-->