Kosova mëson nesër kundërshtarët për eliminatoret e Kampionatit Botëror

Kombëtarja 22 Korrik 2019 21:19

Të martën (nesër) mësohen kundërshtarët e Përfaqësueses A të Kosovës në hendboll në eliminatoret për Kampionatin Botëror që në vitin 2021 mbahet në Egjipt.

Shorti tërhiqet në Vjenë nga ora 16.00, shkruan FHK.

Bëhet fjalë për fazën e parë eliminatore për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Me rritjen e botërorit në 32 skuadra, më shumë mundësi Kosova ka për kualifikim në ngjarjen më të madhe.

Në fazën e parë eliminatore do të garojnë 15 ekipe kombëtare nga Evropa.

Tri grupe do të formohen me nga katër skuadra dhe një grup me tri.

Ndeshjet do të luhen në tetor të këtij viti dhe në janar të vitit të ardhshëm.

Fituesit e grupeve kualifikohen në fazën e dytë eliminatore.

Në short, Kosova do të jetë në vazon e dytë prej tri sa janë gjithsej.

Egjipti e organizon botërorin e 27-të në janar të vitit 2021.

Deri më tani në Botëror kanë garuar 24 skuadra e tani janë 32.

Vazo 1: Izraeli, Italia, Lituania, Turqia

Vazo 2: Belgjika, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Greqia, Kosova, Rumania, Sllovakia

Vazo 3: Qipro, Gjeorgjia, Luksemburgu