Kosova mposht Danimarkën – më i dalluari Dardan Berisha

Kombëtarja 28 Nëntor 2021 21:16

Kosova ka arritur një fitore të madhe ndaj Danimarkës

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shënuar fitoren e parë në raundin e parë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025. Të dielën mbrëma në Prishtinë, Kosova fitoi ndaj Danimarkës me shifrat 78:73. Fitorja u arritë me shumë vështirës, ndërsa sfida u vendos vetëm në aksionet e fundit.

Në të vërtetë Kosova kishte epërsi deri në 21 pikë në çerekun e katërt dhe pritej që fundi i ndeshjes të ishte formalitet. 7.44 sekonda para fundit, rezultati ishte 69:48 në të mirë të Kosovës. Por më pas danezët hynë në seri pozitive dhe u afruan në 76:73. Por më pas Drilon Hajrizi bëri kërcim vendimtar në mbrojtje dhe realizoi dy gjuajtje të lira për 78:73.

Valon Bunjaku ishte më i miri te Kosova me 14 pikë e katër asistime. Dardan Berisha i realizoi 16 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi i kishte 14 pikë. Te Danimarka u dallua Daniel Andreas Mortensen me 24 pikë.

Kosova tri ditë më parë u mposht në udhëtim nga Norvegjia. Ndeshjen tjetër e luan më 27 shtator, kur e pret Norvegjinë. Fituesi i grupit avancon në raundin e dytë të parakualifikimeve, njëjtë si përfaqësuesja e dytë më e mirë e tri grupeve

Prezent në këtë ndeshje nga tifozët, ishte poashtu edhe kryeministri i Republikes së Kosovës, Albin Kurti, i cili shihet se është shumë i lumtur me rezultatin e “Dardanëve”.

-->