Kosova mposhtet në Prishtinë nga Luksemburgu
Kombëtarja
18 Shkurt 2021
21:05

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Luksemburgu në takimin parakualifikues për Kampionatin Botëror 2023.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte 89:99 me “Dardanët” që luajtën mirë, mirëpo basketbollistët mysafir e thellonin avantazhin.
Më i miri tek Kosova ishte Divine Myles me 21 pikë, ndërkaq te Luksemburgu u dallua Clancy Rugg me 22 pikë.
Kosova ka ende gjasa për të avancuar tutje, pasi i duhet që të shtunën ta mposhtë Sllovakinë dhe të shpresoj në humbje të Luksemburgut nga Islanda, që tashmë ka siguruar vendin e parë në grup dhe avancimin tutje.