Kosova në Botërorin “Rusia 2018” si pjesë e projektit “Football for Friendship”

Futboll 10 Prill 2018 11:35

“Football for Friendship” njëri ndër programet më të mëdha nërkombëtare të natyrës shoqërore për fëmijë me fokus në sport, i implementuar nga Gazprom (partner zyrtarë i FIFA dhe kampionatit botëror Rusia 2018), do të mirëpres ambasadorë të ri nga Kosova në fazën e fundit në Moskë.

E planifikuar rreth hapjes së kampionatit botëror, “Football for Friendship” do të mirëpres të ri nga e gjithë bota, 211 shtete dhe regjione – duke i përfshirë ata në një seri aktivitetesh të përbashkëta inspiruese dhe evente të ndryshme për të festuar 9 virtytet esenciale njerëzore që bazohen në – miqësi, barazi, drejtësi, shëndet, paqe, përkushtim, fitore, traditë dhe nder.

Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes bazuar në kritere të vendosura ndërkombëtare të projektit – të kryera në bashkpunim me Zero Pozitive sh.p.k. – Jon Latifaj  dhe Blerza Krasniqi janë përzgjedhur të përfaqësojn Kosovën si ambasadorët e ri në rolet e Futbollistit të ri dhe Gazetarit të ri respektivisht – në fazën finale të eventit të sezonës aktuare të “Football for Friendship” që do të organizohen në Moskë, Rusi nga 8 deri më 15 Qershor 2018.

Futbollisti i ri Jon Latifaji do të luaj në, skuadrën e miksuar ndërkombëtare të miqësisë – një nga 32 skuadrat ndërkombëtare të fëmijëve të krijuara gjatë shortit të hapur, bashk me fëmijët nga 211 shtete. Skuadrat janë krijuar duke u bazuar në principet e “Football for Friendship” – duke i bërë bashkë footballerët 12 vjeçar të nacionaliteteve të ndryshme, gjinive të ndryshme dhe aftësi të ndryshme fizike në një skuadët .

Bashkë me mikun e tij futbollist, 11 vjeçarja Blerza Krasniqi do të përfaqësoj Kosovën në rolin e gazetarit të ri – një nga 211 kolegët që do të marrin pjesë në raportimin nga eventet finale të sezonës aktuale të “Football for Friendship” si pjesëtar i Qendrës Ndërkombëtare të Gazetarisë për Fëmijë. Së bashku me fëmijët, të pranishëm në eventet finale të projektit “Football for Friendship” parashihet të jenë edhe rreth 500 përfaqësues të lartë të shtëpive të mediave më prestigjioze nga e gjithë bota për ta përcjellur dhe raportuar mbi këtë event.

Shumë zyrtarë të lartë të sportit dhe legjenda ndërkombëtare kanë dhënë mbështetjen e tyre të drejtpërdrejt për projektin “Football for Friendship” në nivel si global po ashtu edhe lokal ndër vite, ku ndër ta është sekretarja gjenerale e FIFA’s Znj. Fatma Samoura dhe ylli Holandez i futbollit Marco Van Basten.

Ngjarjet kryesore për fëmijët që do të mbahen në Moskë do të jenë “Football for Friendship”, kampionati botëror  i skuadrave ndërkombëtare më 12 Qershor, dhe edicioni i gjashtë i “Football for Friendship Children’s Forum” më 13 Qershor, ku do të mbledhen ambasadorët e ri për të diskutuar rreth mënyrave të ndryshme të promovimit të vlerave kryesore të projektit anë e mbanë globit. /Insporti.com

 

-->