Kosova në Kampionatin Evropian?

Hendboll 18 Qershor 2019 18:27

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll i ka përfunduar kualifikimet për Kampionatin Evropian të hendbollit në pozitën e katërt të Grupit 1.

Por, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF), në publikimin e saj e ka bërë një gabim, teksa ka shkruar se Kosova është kualifikuar në Kampionatin Evropian.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Izet Gjinovci, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ka sqaruar se faqja e EHF-it ka gabuar.

“Lojërat e mira të Kombëtares së Kosovës e shtyn edhe Federatën Evropiane të bënë gabime ne publikimin e tyre ne rrjetet sociale. Më poshtë po e postoj vlerësimin e ndeshjes Gjermani – Kosovë në të cilën për Kosovën shkruajnë se duhet te ndihen krenar me rezultatet ne kualifikime. Ne foton e dytë keni gabimin ku paraqesin se Kombëtarja e jonë është kualifikuar për EURO 2020. Pati shumë reagime dhe adminit të faqes së EHF-it ju deshën shumë kërkim falje në reagimet e shumta”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.