Kosova nesër debuton në garat ‘3×3’ – Këto janë detajet

Basketboll 29 Qershor 2019 18:56

Kosova për herë të parë do të paraqitet në garat 3×3. Ekipi i Kosovës nesër (e diel) do të marrë pjesë në kualifikimet e ‘3×3’ në FIBA Europe Cup. Garat do të zhvillohen në Konstanca të Rumanisë.

Dardanwt përbëhet nga Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arti Hajdari dhe Arian Mehmeti, derisa koordinator është Agon Fehmiu.

Kosova është në grup me Slloveninë dhe Andorrën, ku ndaj Sllovenisë do të luajë nga ora 9:25, kurse nga ora 10:15 do të ballafaqohet me Andorrën. Fituesi i grupit kualifikohet tutje.

Garat 3×3 po mbështeten edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që shpreson se kjo lojë do të popullarizohet edhe më shumë në vendin tonë.