Kosova nesër prezantohet në Kampionatin Evropian

Boks 11 Nëntor 2020 14:20

Përfaqësuesja e Kosovës në boks nesër udhëton për Mal të Zi për të marr pjesë në Kampionatin Evropian për 17-18 vjeçar.

Kosovën në Kampionatin Evropian që mbahet në Budva nga 12– 23 nëntor, do ta përfaqësojnë me 56kg. Luar Aliu , 64kg. Çlirim Berisha, 91kg.Remzo Mustafiç, selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndajë drejtësinë.

“Ekipi i kombëtares nga 3 nëntori gjendet në përgatitjet përfundimtare në Durrës dhe sot do zhvillojë stërvitjen e fundit para nisjes në Budva që do të udhëtojnë nesër 12 nëntor në orët e mëngjesit së bashku me kombëtaren e Shqipërisë.

Selektori Shefki Bogujevci është i kënaqur me formën e boksierë tanë ,pret paraqitje të mirë dhe medalje nga boksierët tanë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

-->