Kosova nuk dinte për humbje në 15 ndeshje, shikoni të gjithë 30 golat

Nations League 08 Prill 2020 09:13

Viti 2018 dhe 2019 për Kosovën ishte i jashtëzakonshëm në futbollin ndërkombëtar.

Ardhja në krye të Kombëtares të zviceranit Bernard Challandes ngjalli euforinë e skuadrës duke bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm.

Dardanët arritën të zhvillojnë 15 ndeshje pa humbje duke shënuar 30 gola, me një mesatare dy gola për ndeshje.

Fitorja me Letoninë me 13 nëntor 2017 e hapi këtë seri të suksesshme dhe u mbyll me 10 shtator 2019, kur Kosova u mposht nga Anglia me rezultat 5-3.

Nga ajo kohë Dardanët shënuan 10 fitore dhe pesë barazime duke dalë të parët në grupin e Ligës së Kombeve dhe duke iu afruar shumë kualifikimit në Evropian.

Pasi të kaloj koronavirusi, Kombëtarja ka dy lojë jetike për të zhvilluar, në mënyrë që të siguroj një vend në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

-->