Kosova përballë Islandës

Kombëtarja 09 Gusht 2019 12:24

Sonte do të zhvillohen vetëm dy ndeshje në Evropianin në Prishtinë.

Dy takimet do të zhvillohen në grupin që luftojnë për pozitat 9-12.

Kosova do të përballet me Islandën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, derisa në palestrën “1 Tetori”, zhvillohet takimi tjetër Greqi-Ukrainë.

Vashat e Kosovës janë më të reja në moshë dhe gjithashtu për herë të parë paraqiten në një garë ndërkombëtare.