Kosova pësoi humbje nga Rumania

Kombëtarja 11 Janar 2020 19:35

Pas nismës së mirë, në të cilën Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll barazoi me Italinë, hendbollistët tanë sonte kanë pësuar humbje nga Rumania me rezultat 21:32.

Turneu kualifikues për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në Egjipt, po zhvillohet në Benevento të Italisë.

“Dardanët” sonte nuk ishin në nivelin që pritej prej tyre dhe vetëm në fillim patën epërsi prej 1:0, ndërsa më pas ishin rumunët ata që e diktuan ritmin e lojës dhe fitorja e tyre nuk u rrezikua pës asnjë moment.

Me këtë humbje, Kosova i ka zvogëluar jashtëzakonisht shumë për t’u kualfikuar, pasi edhe fitorja eventuale në ndeshjen e nesërme kundër Gjeorgjisë nuk garanton kualifikimin, sepse gjithçka do të varej nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Italisë e Rumanisë.

-->