Kosova pëson edhe nga Bullgaria

Kombëtarja 10 Gusht 2019 23:18

Kosova U16 ka pësuar humbjen e tretë në Kampionatin Evropian, Divizioni B në basketboll. Djelmoshat e rinj kosovarë pësuan nga Bullgaria 74:50 (12:16, 20:2, 25:10, 17:22).

Dardanët e rinj fituan çerekun e parë 16:12  dhe atë të fundit 22:17, por i dyti dhe i treti ishin fatalë, duke pësuar humbjen e tretë në tri takime. Albion Imeri ishte fantastik me 14 pikë e 11 kërcime, derisa me nëntë pikë e 13 kërcime u dallua edhe Visar Ejupi.