Kosova pëson humbje kundër Kroacisë në Botërorin e Hendbollit në Spanjë

Kombëtarja 16 Korrik 2019 18:57

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror të Hendbollit për grupmoshat U-21, që po zhvillohet në Spanjë.

Djelmoshat e përzgjedhësit Fatmir Muahxheri pësuan humbje me rezultat 23:17 kundër Kroacisë, ndeshje e vlefshme e grupit C, shkruan Insporti.com.

Në këtë ndeshje e mori vëmendjen fakti që, në transmetimin direkt të lojës, organizatorët spanjollë nuk e shfaqën flamurin e Kosovës, përkundër që në ceremoni Kosova ishte përfaqësuar me himn dhe me simbole shtetërore.

Në grupin C janë edhe Portugalia, Brazili, Hungaria dhe Bahreini.

Ndeshja e radhës për “Dardanët” do të jetë kundër Hungarisë më 19 korrik. /Insporti.com/