Kosova pëson humbje të thellë nga Çekia

Kombëtarja 16 Korrik 2019 15:33

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në hendboll për femra ka pasur një paraqitje të zbehtë në përballjen me Çekinë, në ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani.

Kosova pësoi humbje nga Çekia me rezultat të lartë, 32:10, duke mos qenë as përafërsisht rivale e denjë. Ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A, Kosova e zhvillon të enjten ndaj Ishujve Faroe, që po ashtu do të jetë një test shumë i vështirë për hendbollistet tona.