Kosova pëson humbjen e parë në Lojërat Mesdhetare Patra 2019

Volejboll 28 Gusht 2019 12:45

Ekipi i Kosovës në konkurrencën e femrave në beach volley, Valmira Ramadani dhe Dhuratë H. Sylejmani, pësuan humbje nga dyshja sllovene, Fabjan – Kregar, 2:0 në sete (21:16 dhe 21:17), në ndeshjen e parë të grupit B të Lojërave Mesdhetare në Rërë, Patra 2019 në Greqi.

Ekipi i Kosovës tregoi paraqitje të mirë dhe deri diku ishte rival i barabartë me sllovenet.

Takimin e përcollën nga afër drejtuesit e lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Ndeshjen e radhës e zhvillojnë sot ndaj Francës, që llogaritet favorite për të fituar medaljen e artë. Takimi ndaj Francës fillon në ora 17:30.

-->