Kosova pëson një tjetër humbje të thellë

Kombëtarja 10 Korrik 2019 16:51

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll U18 në konkurrencën e femrave ka pësuar një tjetër humbje të thellë.

Këtë herë vashat tona janë mposhtur nga Finlanda me rezultat 93:37.

Kjo ishte humbja e katërt e thellë e të përzgjedhurave tona.

Fillimisht pësuan nga Danimarka me shifrat 37-106, Estonia (100 – 35) dhe Sllovenia (12 – 97).

Ky turne po mbahet në Maqedoni./Insporti.com