Kosova pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar “Balkan” në Botevgrad

Boks 18 Tetor 2020 15:58

Përfaqësuesja e Kosovës në boks, do të prezantohet në njërin nga turnet më të mëdhenj në Ballkan.

Nesër ekipi i Kosovës në boks udhëton në Bullgari ku boksierja Donjeta Sadiku 60kg. do ta përfaqësojë Kosovën në turneun e madh ndërkombëtar “BALKAN” Botevgrad, (Bullgari) që mbahet nga 19 – 25 tetor 202.

“Ekipi i Kosovës do të përfaqësohet dhe nga trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar (AIBA) Latif Demolli i cili do të ndanë drejtësinë.

Nikoqiri ka njoftuar se ky turne do të jetë njeri nder turnet më të mëdha për vitin 2020 për boksiere (femra) dhe se pjesëmarrës do të jenë disa prej shteteve më të fuqishme në boks”, ka shkruar FBoxK-së.

-->