Kosova po zhvillon ndeshjen historike, ja çfarë ndodhi me simbolet

Kombëtarja 16 Korrik 2019 18:19

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në hendboll ka shkruar histori duke u kualifikuar në kampionat botëror, shkruan Insporti.com.

Djelmoshat kosovarë të hënën kanë mbërritur në Spanjë, ndërsa sot janë duke e zhvilluar ndeshjen e parë ndaj shtetit fqinj, Kroacisë.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar dhe deri më tani juniorët e trajnerit Fatmir Muhaxheri janë duke u paraqitur mjaft mirë.

Përfundoi pjesa e parë Kroacia – Kosova 14:11, por djelmoshat tonë po luajnë shumë të angazhuar dhe po e japin maksimumin per ngjyrat e shtetit

Gepostet von Izet Gjinovci am Dienstag, 16. Juli 2019

 

Kujtojmë se shteti i Spanjës nuk e njeh pavarësinë dhe simbolet, madje kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte që Kosova të paraqitej me simbole, por pas  tërheqjes së vërejtjes nga Federata e Hendbollit botëror se do t’i merrej organizimi i këtij kampionati ishte dorëzuar duke pranuar simbolet e Kosovës.

Para ndeshjes me Kroacinë, siç e do zakoni janë intonuar himnet. Himni i Kosovës është intonuar për herë të parë në një kampionat në konkurrencën ekipore.

 

 

Megjithatë, shteti spanjoll është duke bërë të pamundurën për të fshehur simbolet e Kosovës.

 

Në grafikën në të cilën shfaqet rezultati nuk janë paraqitur flamujt e të dy shteteve, ndërsa në ndeshjen tjetër që është duke u zhvilluar në të njëjtën kohë në mes të Tunisisë dhe Slovenisë janë shfaqur flamujt.

Pra, Kosova është e barabartë me shtetin kroat në këtë ndeshje por jo edhe me çiftet tjera… /Insporti.com/