Kosova pritet të ngritet në këtë pozitë në renditjen e FIFA-s pas fitores historike

Kombëtarja 13 Qershor 2019 12:12

Kombëtarja e Kosovës pritet që të ketë ngritjen më të madhe në historinë e saj, që prej pranimit në UEFA e FIFA, në ranglistën botërore të FIFA-s.

Kosova të hënën mbrëma shënoi fitore historike, në udhëtim te Bullgaria në stadiumin ‘Vasil Levski’ të Sofjes, raporton Insporti

Kjo fitore pritet që ta ngrisë Kosovën edhe më lart në klasifikimin botëror.


Kosova shënoi fitore historike ndaj Bullgarisë (2:3), e para në ndeshje për kualifikim në Evropian

Në klasifikimin e fundit të publikuar më 4 prill, Kosova u ngrit për tri pozita (127) duke e shënuar ngritjen më të lartë në histori të saj.

Kurse, pas dy ndeshjeve të qershorit, veçanërisht fitores ndaj kombëtares së Bullgarisë, Kosova projektohet që të ngritet për gjashtë pozita, gjegjësisht në pozitën e 121-të.

Kosova u bë pjesë e klasifikimit në vitin 2016 dhe brenda një kohe kaq të shkurtër ka arritur që t’i afrohet 100 vendeve të para në klasifikimin botëror.

Ndërkaq, në klasifikimin e ri që do të publikohet këtë javë nga organizata ndërkombëtare, Shqipëria pritet të pësojë rënien e radhës, duke rënë në vendin e 66-të, nga i 62-ti që ishte në klasifikimin e kaluar. /Insporti.com/