Kosova pritet të shënojë ngritje në ranglistën e FIFA-s

Futboll 26 Mars 2019 11:19

Përfaqësuejsa e Kosovës është duke kalur momentet më të mira të saj në muajt e fundit.

Djelmoshat e Bernard Challandes nuk dijnë për humbje që nga nëntë nëntori i vitit 2017, ndërsa në dy ndeshjet e para të vitit 2019 kanë arritur dy barazime në po aq ndeshje të zhvilluara.

Saktësisht, në 12 ndeshjet e fundit, Kosova ka regjistruar tetë fitore dhe katër barazime.

Me dy barazimet në këtë vit kalendarik, Përfaqësuesja kosovare pritet që të ngritet edhe në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA.

“Dardanët” aktualisht renditen në pozitën e 130-të në ranglistën, por kjo listë pritet të ketë ndryshime.

Me barazimin ndaj Danimarkës, Kosova ka fituar 3.6 pikë, ndërsa 3.75 pikë ka fituar nga barazimi i djeshëm me Bullgarinë.

Më katër prill FIFA do të publikojë ranglistën e re dhe pritet që Kosova të ketë një ngritje të lehtë. /Insporti.com/

-->